Lajme
Rrugët, uji dhe mbeturinat shqetësim për banorët e fshatrave Lipë, Boletin e Zhazhë
- 14/01/2022
- By RTV Mitrovica
Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Mitrovicës, Bahtir Maxhuni, ka pritur në takim koordinatorët dhe përfaqësuesit e fshatrave, Lipë, Boletin dhe Zhazhë.
Gjatë këtij takimi është biseduar për shqetësimet dhe sfidat me të cilat ballafaqohen banorët e fshatrave të pjesës veriore të Kosovës, respektivisht banorët e Komunës së Zveçanit.
Përfaqësuesit e fshatrave të pjesës veriore, Lulzim Peci, Agron Kelmendi dhe Ilir Peci, në këtë takim njoftuan drejtorin Maxhuni lidhur me disa probleme me të cilat po përballen aktualisht, e që kryesisht kanë të bëjnë me mirëmbajtje të rrugëve, shtrirjen e rrjetit të ujësjellësit, si dhe mbledhjen dhe grumbullimin e mbeturinave.
Drejtori i DMSH-së, z.Maxhuni ofrojë mbështetjen e tij që në kuadër të mundësive dhe përgjegjësive komunale do të bëjë përpjekje që t’ju ndihmohet banorëve të këtyre fshatrave.