Lajme

Rrethimi i hapësirës së stadiumit “Riza Lushta” pothuajse në fazën përfundimtare

  • 12/08/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Nënkryetari i komunës, Arian Tahiri, së bashku me drejtorin për Mbrojtje dhe Shpëtim, Bahtir Maxhuni, sot kanë inspektuar punimet të cilat janë duke u zhvilluar në vendosjen e rrethojave përgjatë stadiumit “Riza Lushta”.

Nga inspektimi i bërë është vërejtur se punimet janë duke arritur në fazën përfundimtare, ku ky investim përveç që do t’i jap pamje të bukur stadiumit, ka evituar një rrezik potencial për qytetarët me murin që ishte rrëzuar.

Gjatë vizitës, nënkryetari Tahiri është shprehur i kënaqur me procesin e punëve që janë duke u kryer aty, duke potencuar se Komuna në vazhdimësi do të mbetet e përkushtuar në rregullimin e infrastrukturës sportive dhe krijimin e kushteve sa më të mira për sportistët dhe të rinjtë e qytetit të Mitrovicës.