Lajme
Rregullohen katër rrugica në lagjen “2 Korriku” në Mitrovicë
- 10/12/2021
- By RTV Mitrovica
Në kuadër të realizimit të projekteve kapitale, përkatësisht rregullimit të infrastrukturës së përgjithshme në Komunën e Mitrovicës, e në veçanti infrastrukturës rrugore, është duke vazhduar rregullimi dhe asfaltimi i rrugëve në mënyrë që të lehtësohet mënyra e jetës së qytetarëve të komunës sonë.
Me këtë rast, gjatë ditës së sotme është asfaltuar një rrugicë dhe janë kubëzuar tri rrugica tjera në lagjen “2 Korriku” në Mitrovicë, ku në inspektimin e këtyre punimeve mori pjesë edhe nënkryetari i komunës, Arian Tahiri, i cili është ndarë i kënaqur me punët që janë bërë në përfundimin e këtyre rrugicave.
Nënkryetari Tahiri thekson se komuna do të vazhdoj të investoj në fshatra dhe lagje të Mitrovicës duke ua rregulluar edhe infrastrukturën tjetër të nevojshme, por edhe në projekte tjera që kanë për qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.
Rrugicat e rregulluara kanë gjatësi prej 255 metrash dhe gjerësi 4 metra, ndërsa ndërtimi i tyre ka kushtuar rreth 23 mijë euro përmes marrëveshjes së mirëkuptimi mes Komunës së Mitrovicës dhe MAPL-së.