Lajme

Rikthehet në Mitrovicë monumenti artistik “Barazi, Punë, Dije”

  • 10/07/2023
  • By RTV Mitrovica
Share

Rikthehet në Mitrovicë monumenti artistik “Barazi, Punë, Dije”

Në praninë e shumë qytetarëve, artistëve vendorë e ndërkombëtarë, u inaugurua monumenti artistik “Barazi, punë, dije”.

Kryetari i komunës, z.Bedri Hamza, në fjalën përshëndetëse të tij e falënderoi artistin mitrovicas me renome ndërkombëtare për punën dhe bashkëpunimin e shkëlqyeshëm, bashkë me Autostradën Bienale ku edhe u prodhua kjo vepër artistike e cila i mungonte hapësirës publike të qytetit të Mitrovicës.

Kryetari z.Hamza, pasi i falënderoi Albanin dhe artistët lokal për punën e bashkëpunimin, e që i quajti ambasadorët më të mirë të vendit, ai premtoi më shumë përkrahje për kulturën, pasi që siç tha ai kultura është shtylla kyçe e zhvillimit.

Tutje, z. Alban Muja, shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me komunën e Mitrovicës dhe Autostradën Bienale, që e kanë përfshirë Mitrovicën në agjendën e tyre.
Ai poashtu falënderoi edhe kuratoret ndërkombëtarë të cilat edhe ishin prezentë bashkë me dhjetëra artistë tjerë të huaj.

Udhëheqësi i Autostradës z. Leutrim Fishekqiu, u shpreh tejet i lumtur që bashkëpunimi me z. Alban Muja dhe Komunën e Mitrovicës, u kurorëzua me kthimin e kësaj vepre artistike në shtëpi të vetë, dhe u përmbyll programi i jashtëzakonshëm i Autostradës Bienale 4, pikërisht në Mitrovicë dhe pikërisht në këtë kohë.

Kjo vepër artistike u realizua nga artisti z. Alban Muja, në rikujtim të monumentit artistik që ishte pjesë e memories kolektive mitrovicase, si dhe u prodhua nga Autostrada Bienale në përkrahaje nga Komuna e Mitrovicës.

Përndryshe, ky ishte edhe premtim publik i kryetarit z. Hamza, të cilin tashmë e realizoi.