Lajme

Reshje të mëdha të shiut – Mitrovica mbetet pa ujë

  • 20/11/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Reshjet e shiut kanë ndikuar që të ndërpritet furnizimi me ujë në Mitrovicë.

Nga Ujësjellësi Mitrovica kanë njoftuar se furnizimi me ujë është ndërprerë për shkak të turbullueshmërisë së ujit si pasojë e reshjeve.

“Si pasojë e reshjeve të mëdha atmosferike dhe ngritjes së nivelit të turbullshmërisë së ujit të pa përpunuar është ndërprerë prodhimi i ujit në Impiantin e Shipolit dhe Balincit dhe me ketë edhe furnzimimi me ujë të pijes.”

Në anën tjetër Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se reshjet në vendin tonë pritet të vazhdojnë të paktën deri nesër.

“Reshjet e shiut të cilat kanë filluar nga sot datë 18/11/2022, pritet që të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim, të cilat do të shtohen gjatë pasdites së shtune datë 19/11/2022 deri të hënën me datë 21/11/2022 me intensitet dhe shtrirje të ndryshme territoriale” thuhet në njoftimin e IHMK-ë.

Siç thuhet në njoftim këto reshje mund të krijojnë kushte për vërshime të shpejta të cilët mund të shkaktojnë vështirësi dhe probleme, sidomos tek rrjedhat lumore me karakter malorë në formë të rrëkeve të shpejta, duke shkaktuar rrëshqitje të dheut, mbyllje të sistemit të kanalizimeve dhe vështirësi në qarkullim.