Lajme
Raundi i dytë i Zgjedhjeve për Kryetar të Komunave 14 nëntor 2021
- 03/11/2021
- By RTV Mitrovica
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton të gjithë qytetarët që janë regjistruar si votues jashtë Kosovës për raundin e parë, se ka filluar periudha e votimit përmes postës për raundin e dytë të zgjedhjeve dhe përfundon më 12 nëntor.
Raundi i dytë i zgjedhjeve mbahet në komunat: Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Obiliq, Rahovec, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Shtime, Viti, Vushtrri, Malishevë, Junik, Mamush dhe Kllokot.
Në fletëvotim janë dy kandidatë, Ju duhet të votoni vetëm njërin kandidat/e.
Fletëvotimin për Kryetar Komune dhe informacionet e detajuara mund t’i gjeni në këtë link: https://www.kqz-ks.org/sherbimet-per-votuesit/votimi-me-poste/
Video sqaruese e votimit: https://www.youtube.com/watch?v=cmcQ4BOPUAI