Lajme
Qytetarë kujdesë nga mesazhet mashtruese në platforma online!
- 04/10/2024
- By RTV Mitrovica
Mesazhe të ashtuquajtura “phishing” po u shpërndahen qytetarëve në platforma të ndryshme në internet.
“Phishing” është një praktikë e mashtrimit nëpërmjet të cilës individëve u dërgohen mesazhe apo email-a me qëllim të zbulimit të informacioneve personale dhe konfidenciale.
Një mesazh i tillë ka ardhur edhe në numrin zyrtar të TV Mitrovicës në Whats App.
Mesazhi që vjen kinse nga “Meta” e ku thuhet se llogaria juaj në Facebook do të çaktivizohet përgjithmonë, është mesazh mashtrues.
TV Mitrovica ka biseduar me hetues të krimeve kibernetike në Policinë e Kosovës në Mitrovicë. Arsim Kabashin, hetues i specializuar i krimeve kibernetike në kuadër të sektorit rajonal të hetimeve në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Jug të Mitrovicës ka folur për rastet që lidhen me vjedhjen e identitetit në internet dhe mashtrimin financiar.
Në fotografitë më poshtë janë disa nga dëshmitë me mesazhe mashtruese që po u shpërndahen qytetarëve.
Hetuesi Kabashi u bënë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes kur u kërkohen të dhëna personale.
Ndryshe siguria kibernetike apo siguria online është një ndër sfidat më të mëdha jo vetëm për Kosovën por në nivel global.