Lajme

QMF-ja në Zhabar fillon me ofrimin e shërbimit të stomatologjisë

  • 20/12/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

QMF-ja në Zhabar fillon me ofrimin e shërbimit të stomatologjisë

Drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi, z. Fahri Shabani ka vizituar Qendrën e Mjekësisë Familjare në Zhabar, e cila nga sot ka filluar me ofrimin e shërbimeve stomatologjike për banorët e kësaj ane.

Me këtë rast, drejtori Shabani, është shprehur i kënaqur që kjo QMF po fillon ofrimin e shërbimeve stomatologjike për banorët e Zhabarit, duke theksuar se Drejtoria e Shëndetësisë gjatë këtij viti ka punuar me një intensitet të shtuar, në mënyrë që të rritet cilësia dhe ofrimi i shërbimeve shëndetësore për të gjithë banorët e Mitrovicës.