Notice: file_get_contents(): read of 8192 bytes failed with errno=21 Is a directory in /home/rtvmitrovica/public_html/wp/wp-includes/functions.php on line 4666

Notice: wp_json_file_decode(): Error when decoding a JSON file at path /home/rtvmitrovica/public_html/app/themes/rtvmitrovica/resources: Syntax error in /home/rtvmitrovica/public_html/wp/wp-includes/functions.php on line 6114

Notice: file_get_contents(): read of 8192 bytes failed with errno=21 Is a directory in /home/rtvmitrovica/public_html/wp/wp-includes/functions.php on line 4666

Notice: wp_json_file_decode(): Error when decoding a JSON file at path /home/rtvmitrovica/public_html/app/themes/rtvmitrovica/resources: Syntax error in /home/rtvmitrovica/public_html/wp/wp-includes/functions.php on line 6114
QKMF në Mitrovicë përfiton donacion një autoambulancë me pajisje përcjellëse — RTV Mitrovica
Lajme

QKMF në Mitrovicë përfiton donacion një autoambulancë me pajisje përcjellëse

  • 14/08/2021
  • By RTV Mitrovica
Share

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Mitrovicë ka përfituar një autoambulancë me pajisje përcjellëse nga Ministria e Shëndetësisë.

Me këtë rast, kryetari i komunës, Agim Bahtiri, i shoqëruar nga drejtoresha e Shëndetësisë, Erseka Hasanaj Barani, drejtori i QKMF-së, Fevzi Sylejmani, personeli mjekësor si dhe drejtorë të tjerë komunal sot zyrtarisht e pranuan autoambulancën të ardhur si donacion nga MSh-ja në vlerë prej 69,498 mijë euro.

Kryetari Bahtiri ka thënë se donacione të tilla janë dëshmi e një pune efikase të QKMF-së në Mitrovicë, që ka rezultuar me ngritjen e efikasitetit të punës së kësaj qendre në shërbim të pacientëve.
“Me këtë donacion të siguruar do të përmbushen në masë të konsiderueshme nevojat e qytetarëve për reagim të shpejt në ndihmë të pacientëve, që e bënë të rëndësisë vitale këtë donacion për jetën e pacientëve dhe lehtësinë e ofrimit të shërbimit mjekësor nga stafi shëndetësor”, ka thënë kryetari Bahtiri.

Edhe drejtoresha e Shëndetësisë, Erseka Hasanaj Barani, ka falënderuar Ministrinë e Shëndetësisë për këtë donacion i cili do të ndihmoj në avancimin e shërbimeve emergjente shëndetësore dhe do të lehtësoj transportin e pacientëve nga niveli parësor i kujdesit shëndetësor në nivelet e tjera, në kushte më të avancuara dhe më të sigurta.

Ndërsa drejtori i QKMF-së, Fevzi Sylejmani, ka falënderuar Dr. Albana Morina, specialiste e mjekësisë familjare si dhe Udhëheqëse e Divizionit të Kujdesit Parësor Shëndetësor në Ministrinë e Shëndetësisë për kontributin e saj që Komuna e Mitrovicës të jetë në kuadër të komunave të cilat janë përfituese e këtij donacioni.