Lajme

QKMF-ja në Mitrovicë furnizohet me barna dhe material mjekësor në vlerë prej 142 mijë eurove

  • 12/01/2023
  • By RTV Mitrovica
Share

QKMF-ja në Mitrovicë furnizohet me barna dhe material mjekësor në vlerë prej 142 mijë eurove

Drejtoria për Shëndetësi në fillim të vitit 2023 ka furnizuar Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare me barna, material laboratorik, material stomatologjik dhe reagensa për laborator mjekësor në vlerë prej 142 mijë euro.

Këto mjete janë siguruar nga buxheti komunal, konkretisht nga Drejtoria për Shëndetësi dhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Mitrovicë.

Nga drejtori për Shëndetësi, z. Fahri Shabani, është bërë e ditur se furnizimi me barna dhe material shpenzues mjekësor do të vazhdojë edhe më tutje sipas kërkesave të qytetarëve, ku ngritja e cilësisë së shërbimeve shëndetësore do të jetë prioritet i Drejtorisë për Shëndetësi.