Lajme
Qeveria miraton 4 vendime për Komunën e Mitrovicës
- 14/10/2021
- By RTV Mitrovica
Qeveria e Republikës së Kosovës miraton disa vendime të rëndësishme për Komunën e Mitrovicës dhe qytetarët e saj.
Në mbledhjen e mbajtur dje nga Qeveria e Republikës së Kosovës, janë miratuar disa vendime mjaft të rëndësishme për Komunën e Mitrovicës dhe qytetarët e saj.
Fillimisht është miratuar një vendim përfundimtar për shpronësim për interes publik të strukturave, kulturave bujqësore, dhe investimeve në prona të paluajtshme të cilat preken nga ndërtimi i rrugës nacionale Prishtinë- Mitrovicë.
Tjetri vendim i miratuar nga Qeveria e Kosovës ka të bëjë me realizimin e projektit për zgjerimin dhe rehabilitimin e rrugës ekzistuese në fshatin Bajgorë.
Po ashtu është miratuar edhe nisma për negocimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për projektin “Zhvillimi i Ujërave të Zeza në Mitrovicë”, si dhe nisma për negocimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për realizimin e projektit “Zhvillimi i Ujërave të Zeza në Mitrovicë”.