Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the acf domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/rtvmitrovica/public_html/wp/wp-includes/functions.php on line 6121
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Mitrovicë shënon Ditën Ndërkombëtare të Luftës Kundër Drogave — RTV Mitrovica
Lajme

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Mitrovicë shënon Ditën Ndërkombëtare të Luftës Kundër Drogave

  • 22/06/2023
  • By RTV Mitrovica
Share

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Mitrovicë shënon Ditën Ndërkombëtare të Luftës Kundër Drogave

Dita Ndërkombëtare e Luftës Kundër Abuzimit të Drogave dhe Trafikimit të Paligjshëm, synon përforcimin e veprimit dhe bashkëpunimit për krijimin e një jete të lirë nga abuzimi me drogat.

Me këtë rast infermierët e edukimit shëndetësorë në kuadër të QKMF-së në Mitrovicë mbajtën ligjerata në disa shkolla të mesme të ulta dhe të mesme të larta për të shënuar Ditën Botërore Kundër Drogës dhe për të ndihmuar në rritjen e ndërgjegjësimit për këtë problem të madh që paraqesin drogat ilegale për shoqërinë.

Personeli shëndetësor i QKMF-së i përkrahur në vazhdimësi nga Drejtoria për Shëndetësi vazhdon të organizojë aktivitete të edukimit shëndetësor dhe promovimit të shëndetit për mbrojtjen e të drejtës për shëndet të grupeve më të cenueshme, përfshirë këtu fëmijët dhe të rinjtë, njerëzit që përdorin droga, personat me sëmundje të lidhura me drogën dhe sëmundje të tjera .

Parandalimi dhe trajtimi është i mundur. Njerëzit që kanë problem për shkak të abuzimit dhe varësisë nga substancat psikoaktive duhet të kontaktojnë mjekun e familjes, dhe bashkë me të të shqyrtojnë mundësitë e dhënies së ndihmës profesionale.

Drejtoria për Shëndetësi vazhdon në mbështetjen e aktiviteteve për të mirën e qytetarëve.