Lajme
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Mitrovicë furnizohet me pajisje mjekësore
- 09/11/2022
- By RTV Mitrovica
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Mitrovicë furnizohet me pajisje mjekësore
Drejtoria e Shëndetësisë konkretisht Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr. Nexhat Çuni” është furnizuar me pajisje mjekësore nga Ministria e Shëndetësisë në vlerë mbi 16,000.00 euro.
Këto pajisje mjekësore, ku përfshihen EKG, defibrilator, aspirator, sete për kirurgji të vogël, si dhe pajisje tjera do të shfrytëzohen nga Shërbimi i Mjekimit Urgjent i QKMF-së.
Me këtë rast, Drejtoria e Shëndetësisë kanë bërë të ditur se këto pajisje do të ndikojnë në përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së shërbimeve shëndetësore në Kujdesin Parësor Shëndetësor të Mitrovicës.