Lajme

Qendra e Kulturës “KADRI KADRIU” afër përurimit

  • 20/11/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Qendra e Kulturës “Kadri Kadriu” në shtëpinë në lagjen Kroi i Vitakut në Veri të Motrovicës dita ditës po kompletohet ndërsa shumë shpejt pritet edhe përurimi i saj.

E para që e ndihmoi Qendrën ishe artistja Melihate Qena me dhurimin e qilimit.

ACDC e NED pas 60 karrigave në qendër solli projektor, ekran pëlhure dhe zmadhuesin.

Jasna Bozhoviq dhe Bekim Ismaili nga CSSP, dhe ligjeruesit : Aleksandar Rapajiq nga ACDC dhe Marko Millenkoviq nga NSI, në bashkëpunim me Komitetin për Komunitete të Komunës Veriore të Mitrovicës në përbërje: Salim Pelivani, kryetar dhe anëtarët: Bisra Ahmeti, Ivana Rakiq, Gani Hyseni, Nebojsha Millanoviq, Hazir Krasniqi dhe Petrit Miftari gjatë trajnimit intenziv ndihmuan në projektin për fuqizimin e Qendrës së Kulturës “Kadri Kadriu” në Kroin e Vitakut, në Komunën Veriore të Mitrovicës.


Sëfundmi Qendra u pajis me një llaptop të cilin e dhuroi mitrovicasi Abduaziz Hetemi ndërsa Shkolla Amerikane ,QSI -Quality Schools International Kosovo dhuroi libra shkollor/enciklopedi për biblotekën e Qendrës.