Lajme
“Qatar Charity” dhuron 590 pako ushqimore për familjet në nevojë në Mitrovicë
- 05/04/2022
- By RTV Mitrovica
“Qatar Charity” dhuron 590 pako ushqimore për familjet në nevojë në Mitrovicë
Me rastin e Muajit të Shenjtë të Ramazanit, gjatë këtyre ditëve ka filluar aktiviteti i organizatave bamirëse për shpërndarjen e ndihmave humanitare dedikuar familjeve me asistencë sociale dhe atyre në nevojë.
Në vazhdën e këtyre aktiviteteve, organizata humanitare “Qatar Charity” në bashkëpunim me Komunën e Mitrovicës, respektivisht Drejtorinë për Mirëqenie Sociale dhe Qendrën për Punë Sociale kanë bërë shpërndarjen e 590 pakove ushqimore për familjet që kanë nevojë në Mitrovicë.
Shefi i sektorit të Drejtorisë për Mirëqenie Sociale, Nexhat Rushiti, ka bërë të ditur se përfitues të këtyre pakove kanë qenë edhe banorët e lagjeve të veriut, Kroi i Vitakut, Kodra e Minatorëve, Lagjja e Boshnjakëve, si dhe komunitetet në Mitrovicë.