Lajme

Policia në veri sulmohet me shokbombë

  • 02/04/2023
  • By RTV Mitrovica
Share

Një mjet shpërthyes është hedhur në drejtim të policisë së Kosovës në Veri të Mitrovicës.

Rasti ka ndodhur mbrëmë gjatë natës nga persona ende të panjohur.

“Me datë 02.04.2023 rreth orës 02:20, gjatë natës, në rrugën “Ivo Llola Ribar”, tek Qendra e kontrollimit teknik të automjeteve, në drejtim të zyrtarëve policor që ndodheshin në detyrë zyrtare (njësia në pikë statike), nga persona deri tani të panjohur është hedhur një mjet i dyshuar shpërthyes. Bazuar në informacionet fillestare dyshohet se mjeti i dyshuar shpërthyes i hedhur në drejtim të zyrtarëve policor është – Shok Bombë. Njësitet kompetente policore dhe krim teknika kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer procedurat e nevojshme të vend shikimit. Lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar inicimin e rastit si ’Sulm ndaj personit zyrtar’ dhe hetime intensive për zbardhjen e këtij rasti janë në proces,” thuhet në njoftimin e policisë.