Lajme

Policia në Skenderaj realizon urdhëresën e lëshuar nga Gjykata

  • 15/09/2021
  • By RTV Mitrovica
Share

Përpos punës dhe angazhimeve të vazhdueshme në ruajtjen e rendit publik dhe parandalimin e veprave penale, Stacioni Policor në Skenderaj është duke realizuar edhe ekzekutimin e urdhëresave të lëshuara nga gjykata.

Një urdhëresë e tillë është realizuar dje me datë 14.09.2021, ku rreth orës 10:30 në Skenderaj është ndaluar i dyshuari S.S., 40 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Mitrovicë-Dega në Vushtrri, kishte lëshuar urdhëresën ED.nr. 30/2020, për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”.

Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës së gjykatës, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.