Lajme
Policia në Rajonin e Mitrovicës me fushatë për rreziqet nga krimet kibernetike
- 07/04/2023
- By RTV Mitrovica
Me anë të një fushate, policia në rajonin e Mitrovicës po synon që të ndërgjegjësoj qytetarët për rreziqet nga krimet kibernetike.
Në fletushkat që po u shpërndahen qytetarëve janë listuar disa shembuj se si të parandalohen rreziqet e mundshme të kësaj dukurie.
Policia u bënë thirrje qytetarëve që të lajmërojnë organet e rendit për çdo dyshim në lidhje me këtë çështje.
“Raportoni në Polici në linjën 192, aplikacionin mobil “Lajmëro Policinë” ose në e-mail info@kosovopolice.com.
Rreziqet nga keqpërdorimet kibernetike
– Kujdes, llogaria juaj mund të ju keqpërdoret (hakohet)!
– Disa nga linçet (të rrejshme) krijohen për të keqpërdorur/mashtruar llogarinë tuaj!
– Mos hapni, mos aplikoni në secilin aplikacion që nuk e dini prejardhjen
(vërtetësinë e tij)
-Kujdes gjatë blerjeve online me kartela bankare në ëeb faqe të panjohura!
Masat e sigurisë
-Para se të japësh të dhënat tuaja personale sigurohu për besueshmërinë e adresës-linkut!
-Mos shkarkoni aplikacione dhe ëebfaqe të pasigurta!
-Aplikimi me të dhënat tuja në linqe të ndryshme lehtësisht mund të keqpërdoret!
-Mos jepni numra personal te dokumenteve tuaja te identifikimit!
-Mos jepni numrat e xhirollogarisë suaj bankare dhe tre numrat e (kodin e sigurisë) te kartelës suaj te cilët janë te vendosur ne anën e mbrapsme te kartelës bankare!
-Mos jepni te dhëna tjera personale
Kujdes
-Dukurinë e keqpërdorimit të krimeve kibernetike mund ta hasim kudo.
-Zhvillimi dhe avancimi i teknologjisë përveç se i domosdoshëm – bart me vete edhe rreziqet e mundshme!”