Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the acf domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/rtvmitrovica/public_html/wp/wp-includes/functions.php on line 6121
Policia në Mitrovicë informohen mbi “Teknikat e komunikimit me persona me aftësi të kufizuara - n’ fokus fëmijët’ — RTV Mitrovica
Lajme

Policia në Mitrovicë informohen mbi “Teknikat e komunikimit me persona me aftësi të kufizuara – n’ fokus fëmijët’

  • 19/11/2021
  • By RTV Mitrovica
Share

Sot, në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë, nga ana e zyrtarëve të OJQ ‘HANDIKOS”, është mbajtur sesion informues me temën “Teknikat e komunikimit me persona me aftësi të kufizuara”.

Në këtë sesion informues, n’ fokus të trajtimit të përbashkët ishin fëmijët me aftësi të kufizuara.
Në njoftimin e policisë thuhet se “Zyrtari për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve nga “HANDIKOS” prezantoi sfidat e përbashkëta që ballafaqohemi gjatë procedurave dhe teknikave të komunikimit me fëmijët me aftësi të kufizuara.”

Ky sesion informues, për zyrtarët policor do t’do të shërbej si instrument i përfitimit të praktikave lehtësuese për specifikat e komunikimit, përfshirë metodat e qasjes pragmatike. Synim i përbashkët mbetet që përmes këtyre teknikave gjithnjë të mbrohet dhe respektohet dinjiteti i secilit përfshirë edhe fëmijët.

Policia, falënderon ‘OJQ “HANDIKOS’, per bashkëpunim dhe bashkërendim të aktiviteteve në interes të përbashkët.