Lajme
Policia në Mitrovicë informohen mbi “Teknikat e komunikimit me persona me aftësi të kufizuara – n’ fokus fëmijët’
- 19/11/2021
- By RTV Mitrovica
Sot, në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë, nga ana e zyrtarëve të OJQ ‘HANDIKOS”, është mbajtur sesion informues me temën “Teknikat e komunikimit me persona me aftësi të kufizuara”.
Në këtë sesion informues, n’ fokus të trajtimit të përbashkët ishin fëmijët me aftësi të kufizuara.
Në njoftimin e policisë thuhet se “Zyrtari për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve nga “HANDIKOS” prezantoi sfidat e përbashkëta që ballafaqohemi gjatë procedurave dhe teknikave të komunikimit me fëmijët me aftësi të kufizuara.”
Ky sesion informues, për zyrtarët policor do t’do të shërbej si instrument i përfitimit të praktikave lehtësuese për specifikat e komunikimit, përfshirë metodat e qasjes pragmatike. Synim i përbashkët mbetet që përmes këtyre teknikave gjithnjë të mbrohet dhe respektohet dinjiteti i secilit përfshirë edhe fëmijët.
Policia, falënderon ‘OJQ “HANDIKOS’, per bashkëpunim dhe bashkërendim të aktiviteteve në interes të përbashkët.