ARKIV

Policia në Mitrovicë aktivitet sensibilizues për parandalimin e zjarreve

  • 13/07/2021
  • By RTV Mitrovica
Share

Me qëllim të sensibilizimit të qyetarëve për pasojat dhe rreziqet nga zjarret që mund të ndodhin, Policia e Kosoves në Mitrovicë  sot ka filluar  shpërndarjen  e fletëpalosjeve, ku janë përshkruar dhe janë ilustruar këshilla elementare që kanë të bëjnë me vetëdijësimin dhe parandalimin e zjarreve.

“Shpërndarja e ktyre fletëpalosjeve  po bëhet në gjithë zonën e përgjegjësisë së Drejtorisë Rajonale të Policisë –  Mitrovicë Jug, me qëllim të ngritjes së vazhdueshme të sigurisë si dhe parandalimin e rasteve të zjarreve”, thuhet në një njoftim të policisë.

Policia apelon të gjithë qytetarët që të jenë vigjilent  në shmangien e gjithë shkaktarëve të mundshëm të zjarrit.