Lajme
Policia në jug e veri të Mitrovicës po zhvillon fushatë për sigurinë e këmbësorëve
- 14/04/2023
- By RTV Mitrovica

Policia e Kosovës në jug e veri të Mitrovicës po zhvillon fushatë informuese për sigurinë e këmbësorëve.
Përmes aktiviteteve policia po synon të rris vetëdijesimin, sensibilizimin e qytetarëve për sigurinë e këmbësorëve si pjesëmarrës në trafikun rrugor, me moton “PËR SIGURINË TUAJ BËJE NJË HAP TË SIGURTË”
Për të informuar dhe vetëdijesuar qytetarët me disa nga veprimet themelore në cilësinë e këmbësorëve si pjesëmarrëses në trafikun rrugor, në fletushkën që po u shpërndahet qytetarëve janë ilustruar disa nga shembujt për veprimet që duhet të ndërmarrin këmbësorët, se si të lëvizin si këmbësor, si të behet kalimi i rrugës, kujdes për veten dhe të tjerët.
Policia bënë apel tek qytetarët që “për çdo veprim të parregullt të pjesëmarrësve në trafikun rrugor raportoni në Polici në linjën 192, 038 550 999, aplikacionin mobil “Lajmëro Policinë” ose në e-mail info@kosovopolice.com.”