Lajme
Policia apelon shoferët të mos vozisin pa pajisje dimërore
- 17/11/2023
- By RTV Mitrovica

Policia në Rajonin e Mitrovicës së Jugut ka shtuar aktivitetet me qëllim të sensibilizimit të shoferëve për kujdes të shtuar gjatë sezonit dimëror.
Nëpërmjet fletpalosjeve që po u shpërndahen shoferëve policia po kërkon tek këta të fundit që mos të dalin në trafik pa pajisje dimërore.
Policia njofton se do të rris edhe kontrollin nëpër akset rrugore ku në fokus do të jenë pajisjet dimërore për automjete, ndërsa shkelësit e këtyre rregullave nuk do të tolerohen, thuhet në njoftimin e policisë.
“Për drejtuesit e automjeteve që nuk respektojnë rregullat e parapara sipas ligjit të komunikacionit rrugorë 05/L-088, do të shqiptohen gjoba sipas: Nenit 227.5 për persona fizik gjobë është 40 euro, ndërsa sipas nenit 227.6 për persona juridik gjobë është 100-300 euro.”
Policia e Kosovës edhe njëherë apelon tek të gjithë shoferët për kujdes të shtuar të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut rrugor si dhe t’iu përshtaten kushteve të rrugës.