Lajme
Polica: Nata e Vitit të Ri, kryesisht e qetë në Kosovë
- 01/01/2023
- By RTV Mitrovica
Përveç disa incidenteve me lëndime trupore dhe dëme materiale nga përdorimi i mjeteve piroteknike, nuk ka pasur telashe tjera në natën e vitit të ri në Kosovë, ka bërë të ditur policia e Kosovës përmes një komunikate.
Policia thot se nuk u raportua për asnjë rast apo incident me fatalitet, përfshirë këtu aksidentet rrugore.
“Sipas raportimeve të pranuara nga të gjitha Drejtoritë Rajonale Policore (DRP), nata e vitit të ri ndrrimi i motmoteve ka kaluar kryesisht e qetë, megjithëse në disa rajone janë raportuar disa incidente me lëndime trupore dhe dëme materiale si pasojë e përdorimit pakujdesshëm i mjeteve piroteknike dhe armëve të zjarrit. Nuk është raportuar asnjë rast apo incident me fatalitet, përfshirë këtu edhe aksidentet rrugore. Urojmë që ky vit i ri (2023) të jetë vit i vazhdimit të bashkëpunimit dhe transparencës, gëzimit të lirisë dhe të drejtave njerëzore pa dallim ku qytetarët e vendit jetojnë dhe veprojnë të sigurt dhe pa brenga,” thuhet në komunikatën e Policisë.