Lajme
Po vazhdon kampanja për legalizimin e ndërtimeve pa leje në Mitrovicë
- 26/07/2022
- By RTV Mitrovica
Po vazhdon kampanja për legalizimin e ndërtimeve pa leje në Mitrovicë
Këtë javë aktiviteti për informimin e drejtpërdrejt të qytetarëve për procedurat e aplikimit dhe përfitimet nga procesi i legalizimit të ndërtimeve pa leje po vazhdon në Mitrovicë.
Nga dita e martë, shtandet me materialet informuese i gjeni në qendër të qytetit për katër ditë me radhë (𝟐𝟔 𝐝𝐞𝐫𝐢 𝐦𝐞 𝐝𝐚𝐭𝐞̈ 𝟐𝟗 𝐤𝐨𝐫𝐫𝐢𝐤).
Na vizitoni dhe mësoni më shumë për legalizimin.
Afati i fundit për aplikim është 𝟒 𝐬𝐡𝐭𝐚𝐭𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟐.
Aplikoni, legalizoni, përfitoni!