Lajme

Përurohet ura mbi lumin Lushta

  • 07/12/2023
  • By RTV Mitrovica
Share

Përurohet ura mbi lumin Lushta

Në lagjen Bair të Mitrovicës, u përurua ura mbi lumin Lushta, e cila ishte dëmtuar gjatë vërshimeve të fundit.

Me rastin e prerjes së shiritit, të pranishëm ishin kryetari i komunës, z. Bedri Hamza, dhe nënkryetari z. Arian Tahiri.

Drejtuesit e komunës theksuan se ura u rregullua falë bashkëpunimit të mirë të komunës me disa biznese dhe banorë të kësaj lagjeje.

Kurse, nënkryetari Tahiri shtoj se banorët e lagjes Bair me rregullimin e urës do ta kenë më të lehtë lëvizjen, ndërsa institucionet lokale do të vazhdojnë të jenë në shërbim të qytetarëve, për të përmirësuar jetën e përditshme të tyre.