Arkiv

Përurohet salla e renovuar e Edukatës Fizike në shkollën fillore “Skënderbeu”

  • 26/11/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Me një solemnitet rasti, të premten është bërë përurimi i sallës së Edukatës Fizike të shkollës fillore “Skënderbeu”, në Mitrovicë.

Pjesë e kësaj ngjarje ishin kryetari i Komunës z. Bedri Hamza, nënkryetari i komunës z.Arian Tahiri, drejtoresha e Arsimit, znj. Drita Kadriu, nxënësit, stafi dhe drejtuesit e shkollës.

Në fjalën e tij, kryetari i komunës, z. Hamza, tha se ndihet i lumtur që në këtë vatër arsimore është mundësuar realizimi i këtij projekti, ku kjo shkollë tani ka marrë një pamje tjetër dhe atmosferë pozitive për nxënësit.

Ndërkaq, drejtoresha e Arsimit, znj. Drita Kadriu, tha se projekti në fjalë i filluar në muajin gusht kap koston rreth 80 mijë euro, dhe është realizuar në kuadër të përpjekjeve për një proces të mirëfilltë edukativo – arsimor dhe formësimit sportiv të nxënësve.

Për të gjithë të pranishmit, u shfaq edhe një program i pasur artistik nga nxënësit e shkollës “Skënderbeu”.