Lajme

Përurohet Qendra për Kujdes dhe Zhvillim në Fëmijëri të Hershme në ShFMU “Shaban Idrizi” në Zhabar

  • 19/01/2023
  • By RTV Mitrovica
Share

Përurohet Qendra për Kujdes dhe Zhvillim në Fëmijëri të Hershme në ShFMU “Shaban Idrizi” në Zhabar

Sot është bërë përurimi i qendrës së pestë me radhë për Kujdes dhe Zhvillim në Fëmijëri të Hershme në Komunën e Mitrovicës.

Përurimi u bë nga drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit, znj. Drita Kadriu dhe drejtori i “Save the Children” z. Ahmet Kryeziu, ku të pranishëm ishin edhe mësimdhënës dhe prindër.

Kjo qendër me bazë në shkollën fillore të mesme të ulët “Shaban Idrizi” në Zhabar është krijuar si rezultat i bashkëpunimit dhe mbështetjes së organizatës “Save the Children”.

Në këtë qendër do t’i vijojnë mësimet fëmijët e grup-moshave 3-5 vjeç, ku do të zhvillojnë aktivitetet në ambient tejet miqësor dhe të pajisur me të gjitha mjetet e nevojshme