Lajme

Përurohet Qendra e Mjekësisë Familjare në Shupkovc të Mitrovicës

  • 08/12/2023
  • By RTV Mitrovica
Share

Pas renovimit të tërësishëm të objektit, të enjtën është përuruar Qendra e Mjekësisë Familjare në Shupkovc.

Në ceremoninë e përurimit mori pjesë edhe kryetari i komunës, Bedri Hamza, i cili tha se “sa i përket infrastrukturës dhe objekteve shëndetësore jam i sigurt që asnjëherë prej që ekziston shëndetësia primare në Mitrovicë nuk ka pasur kaq shumë investime.”

Hamza shtoi se vitin e ardhshëm do të finalizohet edhe AMF-ja në Koshtovë, Stantërg dhe Iliridë.

Ndërsa, drejtori i Shëndetësisë, Fahri Shabani, shtoj se nga tani qytetarët që banojnë në zonën që e mbulon Qendra e Mjekësisë Familjare në Shupkovc, shërbimet shëndetësore do t’i marrin në qendrën shëndetësore të transformuar tërësisht sipas standardeve bashkëkohore dhe në kushte shumë më cilësore.