Lajme

QMF në Iliridë

  • 15/11/2024
  • By RTV Mitrovica
Share

Ilirida bëhet me QMF të re, bashkfinancim ndërmjet komunës së Mitrovicës dhe Qatar Charity.

Perurohet objekti i ri i QMF-së në Iliridë të Mitrovicës

QMF e Iliridës i mblodhi sot bashkë përfaqësues insitucionesh në Mitrovicë dhe një delegacion nga Katari.

Qëllimin e kishin të përbashkët,  e që ishte përurimi i objektit që e realizuan në bashkëfinancim, pra objektin e ri të Qendrës kryesore të Mjeskësisë Familjare.

Perurohet objekti i ri i QMF-së në Iliridë të Mitrovicës

Video: Këtu

Kryetari i Mitrovicës Bedri Hamza falenderoi organizatën Qatar Charity për realizimin e këtij projekti të rëndësishëm për shëndetësinë në Mitrovicë.

Tutje ai shtoi se objekti i QMF-së në Iliridë është i 14-ti që po përurohet në tre vitet e fundit. Hamza përmendi edhe qendrat në Koshtovë, Stan Terg, Frashër, Iliridë dhe nëntë të tjera të renovuara.

“Deri në fund të vitit pritet të përfundojë edhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare,” theksoi Hamza.

Perurohet objekti i ri i QMF-së në Iliridë të Mitrovicës

I pari i Mitrovicës theksoi rëndësinë e përmirësimit të shërbimeve shëndetësore për qytetarët.

Në anën tjetër drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi, z. Fahri Shabani foli për shërbimet që do të ofroj kjo qendër.

Përveç mjekësisë familjare, infermierisë, stomatologjisë e radiologjisë dentare, Shabani tregoi edhe për shërbime tjera.

“Analizat laboratorike, shërbimin e vaksinimit, farmacinë, si dhe edukimin shëndetësor, këshillimin dhe promovimin e shëndetit,” theksoi ai.

Ndryshe Qatar Charity ka ndihmuar Mitrovicën duke realizuar një sërë projektesh në fusha të ndryshme.