Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the acf domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/rtvmitrovica/public_html/wp/wp-includes/functions.php on line 6121
Përurohet këndi i lojërave në lagjen “Adem Voca” — RTV Mitrovica
Lajme

Përurohet këndi i lojërave në lagjen “Adem Voca”

  • 22/06/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Drejtori i Drejtorisë për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor, Edison Tërnava, së bashku me ambasadorin e Austrisë në Kosovë, z. Christoph Weidinger kanë vizituar të rinjtë në lagjen “Adem Voca” në Mitrovicë.

Arsyeja e kësaj vizite ishte për të parë nga afër rezultatet e projektit të implementuar për të rinjtë e komuniteteve në këtë lagje, si dhe njohja nga afër e sfidave me të cilat ballafaqohen ata.

Drejtori Tërnava së bashku me ambasadorin austriak z. Weidinger kanë bërë përurimin e këndit të lojërave në lagjen “Adem Voca”, ku kjo hapësirë është dhënë në shfrytëzim nga Drejtoria për Urbanizëm, ndërkaq projekti është realizuar me mbështetje të UNICEF-it.

Gjatë takimit me ambasadorin austriak, drejtori Tërnava ka kërkuar nga ai që të kenë bashkëpunim në ngritjen e kapaciteteve për krijimin e infrastrukturës së duhur në këtë lagje.