Lajme

Përurimi i ballkonit panoramik në Mitrovicë

  • 20/12/2024
  • By RTV Mitrovica
Share

Sot në Zasellë të Mitrovicës u bë sot përurimi i ballkonit panormaik.

Bashkë me të u përurua edhe shtegu i ecjes prej 1 km. që fillon nga reka deri tek ballkoni panoramik në Zasellë.

Përurimi i ballkonit panoramik në Mitrovicë

Video

Ballkoni panoramik është projekt i realizuar nga Komuna e Mitrovicës dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal.

Përfaqësues të të dy institucioneve bënë zyrtaritsht përurimin me prerjen e shiritit.

Përurimi i ballkonit panoramik në Mitrovicë

“Edhe një premtim i mbajtur,” shkroi kryetari i Komunës së Mitrovicës Bedri Hamza në faqen e tij në Fb.

“Sot përuruam “Ballkonin Panoramik” dhe shtegun e ecjes në Zasellë, një projekt që shfaq një tjetër anë të bukur të Mitrovicës dhe fshatrave përreth, duke na mundësuar të shijojmë këto bukuri.
Ky projekt, i realizuar nga Komuna e Mitrovicës dhe MZHR, sjell një shteg ecjeje me gjatësi prej mbi 1 kilometër, i cili u mundëson vizitorëve të ngjiten deri në 670 metra lartësi mbidetare, në “Ballkonin Panoramik.” Nga atje, pas një ecjeje frymëzuese, mund të shijoni pamjet e bukura të qytetit dhe rrethinës,” përfundoi Hamza.

 

Ballkonit panoramik  shtohet edhe shtegu i ecjes që fillon nga Reka e deri në Zasellë dhe pritet të zgjatet deri te Obelisku në Cërnushë.