Lajme
Personave me aftësi të kufizuara do t’u lehtësohet qasja në institucione shëndetësore
- 19/07/2022
- By RTV Mitrovica
Personave me aftësi të kufizuara do t’u lehtësohet qasja në institucione shëndetësore
Drejtori i Shëndetësisë, Fahri Shabani, ka pritur në takim përfaqësuesit nga Organizata Joqeveritare “HandiKos”, të shoqëruar nga drejtoresha e qendrës për persona me aftësi të kufizuara në Mitrovicë, Myrvete Hasani.
Gjatë këtij takimi u diskutua lidhur me sfidat dhe mundësitë e rritjes së bashkëpunimit në mes të Drejtorisë për Shëndetësi dhe HandiKos- it në Mitrovicë, si dhe për vështirësitë dhe kërkesat që kanë anëtarët e kësaj organizate në lidhje me shërbimet shëndetësore që ofrohen në Kujdesin Parësor Shëndetësor.
Me ketë rast, drejtori për Shëndetësi, Fahri Shabani, i njoftoj lidhur me rifunksionalizimin e ashensorit në QKMF, duke shtuar se në bashkëpunim me Drejtorinë për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, do të rregullohen të gjitha pjerrinat në QMF dhe AMF, aty ku nuk janë funksionale.
Në fund të këtij takimi të dy palët u dakorduan që të vazhdojë mbështetja dhe bashkëpunimi me HandiKos-in, në plotësimin e kërkesave dhe nevojave të anëtarëve të kësaj organizate, me qëllim të ofrimit dhe përmirësimit të shërbimeve shëndetësore në Kujdesin Parësor Shëndetësor.