Lajme
Përmbytjet: Situatë më e rënduar në Rajonet Pejë e Mitrovicë
- 20/01/2023
- By RTV Mitrovica
Përmbytjet e ditës së djeshme kanë vënë në rrezik zona të tëra në Kosovë por gjendja më e rënduar duket të jetë në Rajonin e Pejës dhe atë të Mitrovicës.
Sipas Agjencisë së Menaxhimit Emergjent, komunat që pësuan më së shumti në rajonet e lartcekura janë: Istogu, Klina, Mitrovica, Skenderaj, Veriu i Mitrovicës, Zveçani dhe Zubin Potoku.
“Mbështetur nga te dhënat e QORE (Qendrat Operative Emergjente) dhe Drejtoritë Komunale për Mbrojtje dhe shpëtim, situata me e renduar nga vërshimet paraqitet ne Regjionin e Pejës dhe Mitrovicës. Nga këto vërshime u rrezikuan me se shumti Komunat: Istogu, Klina, Mitrovica, Skenderaj dhe Komunat ne Veri te Kosovës: Mitrovica, Zvecani dhe Zubin Potoku,” thuhet në njoftim.
Te vërshuar nga reshjet atmosferike por me intensitet më të ultë janë edhe rajonet e tjera, por situata në këto rajone është e menaxhueshme thot AME.