Lajme
Përmbyllet me sukses edicioni i trembëdhjetë i Festivalit tradicional Green Fest
- 04/07/2023
- By RTV Mitrovica

Përmbyllet me sukses edicioni i trembëdhjetë i Festivalit tradicional Green Fest
Përgjatë katër ditëve qyteti i Mitrovicës ishte nikoqir i mijërave të rinjve nga qytete të ndryshme nga Kosova e Shqipëria.
Një program i pasur me aktivitete mjedisore, edukative dhe rekreative u realizua në shumë lokacione të qytetit me temën “Imagjino”.
Komuna e Mitrovicës është shumë e lumtur që e mbështet këtë festival tradicional, si dhe konfirmon se do të vazhdojë të përkrah iniciativa të tilla gjithpërfshirëse, që nxisin ndërgjegjësimin e shoqërisë me anë të artit dhe kulturës.
Për një Mitrovicë të gjelbër, të artit dhe kulturës.