Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the acf domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/rtvmitrovica/public_html/wp/wp-includes/functions.php on line 6121
Përkujtohet veprimtari i shquar i çështjes kombëtare Sabit Veseli — RTV Mitrovica
Lajme

Përkujtohet veprimtari i shquar i çështjes kombëtare Sabit Veseli

  • 06/08/2023
  • By RTV Mitrovica
Share

Përkujtohet veprimtari i shquar i çështjes kombëtare Sabit Veseli

Me rastin e 13 vjetorit të ndarjes nga jeta, drejtuesit e komunës kanë përkujtuar veprimtarin e shquar të çështjes kombëtare, Sabit Veseli.

Në këtë përvjetor kryetari i komunës, z. Bedri Hamza, nënkryetari, z.Arin Tahiri, së bashku me përfaqësuesit komunal kanë bërë homazhe pranë varrit të të ndjerit në fshatin Broboniq.
Kryetari i komunës, z. Bedri Hamza, duke folur për figurën e patriotit, Sabit Veseli, tha se sot, në 13 vjetorin e ndarjes së tij nga ne, e përkujtojmë me nder dhe respekt të madh njërin nga djemtë më të vyer të këtij vendi, njërin nga djemtë me të përkushtuar e më të devotshëm të çështjes kombëtare në këto anë.

“Sabit Veseli dhe të gjithë heronjtë e dëshmorët e kombit, që janë burim frymëzimi dhe inspirimi për ne, e që duhet të jenë burim frymëzimi edhe për brezat e ardhshëm, nuk do ti nderojmë mjaftueshëm nëse nuk reflektojmë drejtë e mençur për obligimet dhe përgjegjësitë tona, kolektive, individuale dhe institucionale në raport me sakrificën e dëshmorëve dhe heronjve tanë dhe amanetet e tyre për vendin tonë. I përjetshëm qoftë kujtimi për Sabit Veselin dhe për të gjithë dëshmorët e kombit”, ka thënë kryetari Hamza.