Lajme
Përkujtohet heroi Safet Boletini në 24 vjetorin e rënies
- 31/05/2023
- By RTV Mitrovica

Përkujtohet heroi Safet Boletini në 24 vjetorin e rënies
Sot është përkujtuar heroi i kombit, Safet Boletini me rastin e 24 vjetorit të rënies së tij.
Me këtë rast, kryetari i komunës, z.Bedri Hamza, së bashku me nënkryetarin, z.Arian Tahiri dhe drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca, Bahtir Maxhuni, kanë nderuar figurën e heroit Safet Boletini, duke vendosur kurora lulesh tek busti i tij.
Kryetari z.Hamza tha se heroi Safet Boletini ishte një ushtar i dalluar, i cili me veprën dhe kontributin e tij të jashtëzakonshëm ka dhënë shumë në luftën për çlirimin e atdheut.