Lajme

Përkujtohet dëshmori Avni Hajredini në 23 vjetorin e rënies

  • 13/02/2023
  • By RTV Mitrovica
Share

Përkujtohet dëshmori Avni Hajredini në 23 vjetorin e rënies

Me rastin e 23 vjetorit të rënies së dëshmorit, Avni Hajredini, kryetari i Komunës së Mitrovicës, z.Bedri Hamza, i shoqëruar nga nënkryetari, z.Arian Tahiri, drejtorë të drejtorive komunale, familjarë, drejtues të shoqatave të luftës dhe banorë të Lagjes së Boshnjakëve, sot kanë vënë kurora lulesh pranë pllakës përkujtimore të dëshmorit në veri të Mitrovicës dhe tek varrezat e dëshmorëve në Shipol.

Kryetari z.Bedri Hamza ka vlerësuar lartë kontributin e dëshmorit Avni Hajredini për çështjen kombëtare dhe për çlirimin e vendit e të Mitrovicës, duke thënë se kontributi i tij për të mirën e kombit e të atdheut dhe sidomos për të mirën e Mitrovicës na bënë të gjithë të ndihemi krenar.

Dëshmori Hajredini ishte vra më 13 shkurt të vitit 2000 në “Lagjen e Boshnjakëve”, në veri të qytetit të Mitrovicës, në momentin kur po kalonte nëpër lumin për të dalë në veri në mbrojtje të shqiptarëve që ishin sulmuar barbarisht nga bandat kriminale serbe duke ushtruar terror të vërtetë mbi ta dhe po ndiqeshin nga shtëpitë e tyre.