Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the acf domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/rtvmitrovica/public_html/wp/wp-includes/functions.php on line 6121
Përkujtohet dëshmori Adnan Shyti- Adi në 25 vjetorin e rënies — RTV Mitrovica
Lajme

Përkujtohet dëshmori Adnan Shyti- Adi në 25 vjetorin e rënies

  • 29/05/2024
  • By RTV Mitrovica
Share

Përkujtohet dëshmori Adnan Shyti- Adi në 25 vjetorin e rënies

Me rastin e 25 vjetorit të rënies së dëshmorit, Adnan Shyti- Adi, përfaqësues komunal, shoqatat e dala nga Lufta e UÇK-së, qytetarë dhe familjarë sot kanë përkujtuar veprën dhe sakrificën e ish ushtarit të njohur të Njësisë Speciale të Zonës Operative të Shalës.

Nënkryetari z. Arian Tahiri, së bashku me drejtorë të drejtorive komunale kanë nderuar dëshmorin, Adi, duke vendosur kurora lulesh pranë vendit të rënies së tij në fshatin Pirç.

Në fjalën e tij, nënkryetari z.Tahiri ka vlerësuar lartë kontributin e dëshmorit Adnan Shyti, i cili tha se vepra e tij padyshim që na bënë krenar të gjithëve, sepse ai dha jetën e tij për të mirën e atdheut e kombit, sidomos për të mirën e qytetit tonë.

Adnan Shyti ishte ushtar i Njësisë Speciale të Zonës Operative të Shalës, të cilën njësi e udhëhiqte komandanti, Bekim Shyti.