Lajme

Përkujtohet dëshmori Adnan Shyti- Adi në 24 vjetorin e rënies

  • 30/05/2023
  • By RTV Mitrovica
Share

Përkujtohet dëshmori Adnan Shyti- Adi në 24 vjetorin e rënies

Me rastin e 24 vjetorit të rënies së dëshmorit, Adnan (Sadik) Shyti- Adi, përfaqësues komunal, shoqatat e dala nga Lufta e UÇK-së, qytetarë dhe familjarë sot kanë përkujtuar sakrificën dhe veprën e ish ushtarit të njohur të Njësisë Speciale të Zonës Operative të Shalës.

Kryetari i komunës, z. Bedri Hamza, së bashku me nënkryetarin, z. Arian Tahiri dhe drejtorë të drejtorive komunale, komandantin e Njësisë Speciale të UÇK-së, Bekim Shyti, përfaqësues të shoqatave të dala nga Lufta e UÇK-së kanë nderuar dëshmorin Adi, duke vendosur kurora lulesh pranë vendit të rënies së tij në fshatin Pirç, si dhe tek varrezat e të merituarve në Shipol.

Kontributin e dëshmorit Adnan Shyti e çmoi lartë kryetari z.Hamza, i cili tha se vepra e tij për të mirën e kombit e të atdheut dhe sidomos për të mirën e Mitrovicës na bënë të gjithë të ndihemi krenar.

Adnan Shyti ishte ushtar i Njësisë Speciale të Zonës Operative të Shalës, të cilën njësi e udhëhiqte komandanti, Bekim Shyti.