Lajme
Përfaqësuesit komunal nderuan dëshmorët e kombit në 26-vjetorin e Epopesë së UÇK-së
- 06/03/2024
- By RTV Mitrovica
![](https://rtvmitrovica.com/app/uploads/2024/03/417491710_795364029291789_6680648578090241660_n.jpg)
Përfaqësuesit komunal nderuan dëshmorët e kombit në 26-vjetorin e Epopesë së UÇK-së
Në nder të Epopesë së lavdishme të UÇK-së dhe rënies heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari, kryetari i komunës, z.Bedri Hamza, së bashku me drejtorë të drejtorive komunale sot kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora lulesh tek varrezat e dëshmorëve në Shipol.
Pjesë të këtyre homazheve ishin edhe përfaqësues nga shoqata e veteranëve të luftës nga qyteti Rovinj i Kroacisë.
Gjithashtu homazhe kanë bërë edhe përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, përfaqësues të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe familjarë të dëshmorëve.
Me këtë rast, kryetari i komunës, z.Bedri Hamza, ka thënë se Epopeja e UÇK-së është një nga kapitujt më frymëzues të historisë sonë kombëtare.
“Kujtojmë dhe çmojmë lart sakrificën e të gjithë atyre që nuk kursyen asgjë, as jetën”, është shprehur ndër tjerash kryetari z.Hamza.
Epopeja e UÇK-së, me 5,6 dhe 7 mars e vitit 1998 është data më e rëndësishme për historinë e vendit tonë e cila i dha vulë lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.