Lajme

Përfaqësuesit komunal nderuan dëshmorët e kombit në 25-vjetorin e Epopesë së UÇK-së

  • 06/03/2023
  • By RTV Mitrovica
Share

Përfaqësuesit komunal nderuan dëshmorët e kombit në 25-vjetorin e Epopesë së UÇK-së

Me rastin e 25 vjetorit të rënies heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari, respektivisht Epopesë së lavdishme të UÇK-së, kryetari i komunës, z.Bedri Hamza, së bashku me drejtorë të drejtorive komunale sot kanë bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Shipol.

Gjithashtu homazhe kanë bërë edhe përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, përfaqësues të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe familjarë të dëshmorëve.

Ata kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora lulesh tek varrezat e dëshmorëve në Shipol, për të vazhduar më tutje me homazhe në varrin e heroit të kombit, Mehë Uka, në fshatin Bajgorë.
Me këtë rast, kryetari i komunës, z.Bedri Hamza, ka thënë se çdo vit në këtë ditë, nderojmë sakrificën e të gjithë atyre që dhanë jetën për shtetin, për lirinë dhe për të ardhmen tonë.

“Kujtojmë dhe çmojmë lart sakrificën e të gjithë atyre që nuk kursyen asgjë, as jetën”, është shprehur ndër tjerash kryetari z.Hamza.

Epopeja e UÇK-së, me 5,6 dhe 7 mars e vitit 1998 është data më e rëndësishme për historinë e vendit tonë e cila i dha vulë lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.