Lajme
Përfaqësues të Odës Ekonomike Turke-Türkoder vizitojnë Komunën e Mitrovicës
- 09/05/2023
- By RTV Mitrovica

Përfaqësues të Odës Ekonomike Turke-Türkoder vizitojnë Komunën e Mitrovicës
Drejtori për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, z. Ferdi Kadriu, së bashku me drejtorin për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm, z. Elvis Feka, sot kanë pritur në takim përfaqësues të Odës Ekonomike Turke – Türkoder.
Gjatë këtij takimi është biseduar për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet Odës Ekonomike Turke dhe Komunës së Mitrovicës dhe investimeve në fushën e bujqësisë dhe agroturizëm.
Në fjalën e tij, drejtori Kadriu, falënderoi të pranishmit për gatishmërinë e treguar në mundësi bashkëpunimi dhe investimi duke i cilësuar këto si mundësi në zhvillimin e bujqësisë dhe ekonomik dhe të frytshëm për qytetarët mitrovicas.
Ndërsa në anën tjetër, drejtori Feka, ka shprehur interesim në krijimin e bashkëpunimeve për një ekonomi të mirëfilltë në të mirë të qytetit të Mitrovicës.