Lajme
Përfaqësues të KFOR-it zviceran vizituan Drejtorinë për Shëndetësi
- 16/08/2023
- By RTV Mitrovica

Përfaqësues të KFOR-it zviceran vizituan Drejtorinë për Shëndetësi
Drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi Dr.Fahri Shabani ka pritur në takim përfaqësuesit e KFOR-it zviceran, ku është biseduar për zhvillimet në fushën e shëndetësisë në Komunën e Mitrovicës.
Drejtori Shabani ka prezantuar të arriturat dhe sfidat kryesore të shëndetësisë në Komunën e Mitrovicës dhe shtoi se realizimi i objektivave kryesore të Drejtorisë për Shëndetësi dhe Komunës së Mitrovicës po shkon mirë dhe sipas planit.
Përfaqësuesit e KFOR-it zviceran vlerësuan ndryshimin pozitiv të shëndetësisë primare në Mitrovicë në dy vitet e fundit duke deklaruar se këtë e kanë vërejtur edhe gjatë vizitës në QKMF, QMF dhe AMF por edhe në bisedat e përditshme me qytetarët dhe përfaqësuesit e lagjeve të fshatrave dhe të komuniteteve.
Përfaqësuesit e KFOR-it zviceran mirëpriten kërkesën e Drejtorit Shabani për organizimin e trajnimeve të përbashkëta të personelit shëndetësor të KFOR-it dhe personelit shëndetësor të QKMF-së, sidomos në fushën e mjekimit urgjent.