Lajme

Për shkak të renovimit mbyllet përkohësisht QMF në Shipol

  • 30/09/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Drejtoria për Shëndetësi në Komunën e Mitrovicës ka njoftuar se nga dita e hënë (03.10.2022) Qendra e Mjekësisë Familjare në Shipol nuk do të ofroj shërbime shëndetësore, pasi që do të filloj renovimi i objektit.

Të gjithë qytetarët që shërbimet shëndetësore i kanë marrë në këtë qendër, udhëzohen që deri në përfundim të renovimit të objektit shërbimet shëndetësore ti marrin në qendrat më të afërta të mjekësisë familjare.

Ofrimi i shërbimeve mjekësore do të rifillojë në këtë qendër menjëherë pas përfundimit të renovimit, thuhet në njoftimin e DSH-së.