Lajme

Për shkak të borgjit që Ujësjellësi ka ndaj KESCO, Mitrovica, Skenderaj dhe Veriu i Mitrovicës mbesin pa ujë

  • 27/10/2021
  • By RTV Mitrovica
Share

Ujësjellësi Rajonal në Mitrovicë përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se për shkak të borgjit që kanë ndaj KESCO ështe ndërprerë furnizimi me energji elektrike në Impiantin për Trajtimin e Ujit të Pijes në Shipol. Për këtë arsye është ndërprerë edhe furnizimi me ujë të pijes për Mitrovicë, Skenderaj dhe Veriun e Mitrovicës.
“Ne jemi ne kontakt te vazhdueshem me perfaqesuesit e KESCO per te gjetur nje zgjidhje per te dalur nga kjo situate e pakendeshme, mirepo ende nuk dihet se kur do te rikthehet furnizimi me energji elektrike” thuhet në njoftim”

Ujësjellsi Rajonal Mitrovica kërkon mirëkuptim nga konsumatorët dhe kërkon nga ata që kanë obligime ndaj ujësjellësit t’I kryejnë ato sa më parë.