ARKIV

Pemëtaria një nga sektorët prioritar në Komunën e Mitrovicës

  • 21/07/2021
  • By RTV Mitrovica
Share

Komuna e Mitrovicës, përkatësisht Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Rural sot realizoi projektin e radhës që është subvencionimi i fermerëve me sistem të ujitjes në pemishte ekzistuese.

Me rastin e nënshkrimit të kontratave nga përfituesit e këtij projekti, mori pjesë edhe kryetari i komunës, Agim Bahtiri dhe drejtori për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Ekrem Sadiku.
Me këtë rast, kryetari Bahtiri i uroi të gjithë fermerët për përzgjedhjen e tyre, dhe i përgëzoi për punën e madhe qe po e zhvillojnë në aktivitetet e tyre bujqësore. “Ne do të mundohemi që edhe në vazhdimësi të ju mbështesim me subvencione, dhe këtë vetëm që të ju lehtësojmë punën dhe ju të keni përfitime të mëdha”, tha ndër tjera kryetari Bahtiri.

Gjithashtu në anën tjetër drejtori Ekrem Sadiku, ka uruar të gjithë përfituesit të cilët realizojnë të hyra familjare
nga përkushtimi dhe puna e vazhdueshme e tyre që bëjnë. “Në këtë projekt kanë përfituar gjithsej 13 fermerë.
Projektet e tilla janë në plan edhe në vazhdimësi dhe së shpejti projektet e reja do të rrisin akoma më tepër
mundësinë për përfituesit e rinj”, ka shtuar drejtori Sadiku.