Lajme
Pëlcet gypi, këto lokalitete në Mitrovicë mbesin pa ujë
- 08/04/2022
- By RTV Mitrovica
Foyo ilustrim
Për shkak të pëlcitjes së gypit furnizues, rrugët “11 Marsi” e “Jeton Tërstena” në Mitrovicë kanë mbetur pa ujë të pijes.
Nga Ujësjellësi Mitrovica bëjnë të ditur se ekipet punuese tashmë kanë dalur për të riparuar gypin ndërsa furnizimi me ujë pritet të rikthehet rreth orës 14.
“Si pasojë e pëlcitjes së gypit furnizues, sot nga ora 09:00 gjer në ora 14:00 do të ketë ndërprerje të ujit të pijes në rrugët:
– “11 Marsi” dhe
– “Jeton Tërstena”
Ekipet punuese do të fillojnë punën nga ora 09:00 dhe lusim banorët e këtyre rrugëve që të bashkëpunojnë me punonjësit e ujësjellësit gjatë zhvillimit të punimeve në këto rrugë,” thuhet në njoftimin e KRU “Mitrovica”.