Lajme

Peci: Nuk po rrënon bageri, po rrenon kryetari Faton Peci

  • 26/01/2026
  • By RTV Mitrovica
Faton Peci
Share

Kryetari i Mitrovices Faton Peci ka njoftuar se mbrëmë natën i është djegur një bager kompanisë që ka rrënuar objektet pa leje në qytet.

Ai e ka dënuar ashpër këtë akt siç e quajti ai qyqar duke thënë se përbën kërcënim direkt për të gjithë ata që angazhohen në të mirë të qytetit.

“E dënoj ashpër këtë akt makabër e qyqar. Ky veprim kriminal përbën kërcënim direkt për të gjithë ata që angazhohen që Mitrovica të jetë qytet ku mbretëron rendi dhe qetësia publike.”

Kryetari ka shtuar se akte të tilla nuk e frikësojnë.

“Të gjithë ata që me akte të tilla kriminale e kërcënuese mendojnë se na frikësojnë e kanë gabim. Lufta jonë ndaj paligjshmërisë, kriminalitetit e parregullësisë nuk do të ndalet.”

Peci në anën tjetër u ka bërë thirrje organeve të rendit për zbardhje të rastit.

“Organeve të rendit ju bëj thirrje të intesifikojnë veprimet e tyre për zbardhjen sa më të shpejtë të rastit. E për të gjithë ata me këtë logjikë dua t’i siguroj se paqe me krimin nuk do të ketë asnjëherë, askund në Mitrovicë, as në jug as në veri,” ka thë Peci.

Kryetari Peci kishte marrë para disa ditësh vendim për lirimin e hapësirave publike dhe rrënimin e objekteve pa leje në këto hapësira. Dy objekte u rrënuan pas këtih vendimi si dhe u morën një sërë aksionesh për lirimin e hapësirave publike në qytet.