Lajme
Pastrohet nga barishtet Liqeni Akumulues në Mitrovicë
- 06/04/2022
- By RTV Mitrovica
Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri, i shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, Granit Tmava, kanë vizituar Liqenin Akumulues për të parë më afër pastrimin e hapësirave ujore të liqenit nga barishtet.
“Pastrimi i Liqenit Akumulues nga barishtet është i domosdoshëm andaj komuna do të përkujdeset maksimalisht për mirëmbajtjen e vazhdueshme të hapësirave përgjatë liqenit” ka thënë nënkryetari Arian Tahiri
Ndërsa drejtori Granit Tmava, ka thënë se iniciativat e tilla që kanë për qëllim pastrimin ujor të liqenit nga barishtet duhet të mbështeten nga të gjithë, duke falënderuar kështu klubin e zhytjes “Trepça”, dhe bashkëpunëtoret e tjerë të cilët në vazhdimësi kontribuojnë në ruajtje të ambientit dhe sigurimin e një mjedisi sa më të pastër.
Më tutje nga drejtori Tmava është potencuar se shtrati i Liqeni Akumulues meriton të ketë një pamje të bukur, si një destinacion atraktiv në zhvillimin e turizmit.